22:50 19/02/2014Rregullat në Maturën Shtetërore do të ndryshojnë sërish. Është kryeministri Rama që në një takim me nxënësit ekselentë të shkollave të mesme tha se për këtë çështje është hartuar një draft i ri. Dhënia peshë e notës së gjuhës së huaj është një prej pikave të përmëndura nga kreu i qeverisë.Kryeministri tha se duhet të marrë fund moda ku të gjithë shkojnë në universitet duke u dhënë më shumë peshë arsimit profesional.Sipas kreut të qeverisë në të njëjtën kohë do të ndërmeret edhe reforma në arsimin e lartë. Të dyja së bashku sipas tij pas katër vitesh do të japin efektet e tyre në tregun e punës.