Vazhdojnë protestat e furgonave


Vazhdojnë protestat e furgonave

15:52 20/02/2014 furgonat vloreTaksitë 8 plus 1 në Shkodër po vazhdojnë protestën e tyre ndaj vendimit të qeverisë për pasagjerët në kthim.

Një ditë pas takimit me ministrin Haxhinasto, përfaqesuesit e sindikatës në Shkodër duken mosbesues. Ata janë në pritje të ndryshimit të situatës në pakditë, por nëse kjo nuk do të ndodhë, ata paralajmerojnë protesta masive dhe të ashpra.

Ditët e ardhshme mësohet se do të ketë një tjetër takim midis përfaqësive të frugonëve dhe ministrave Haxhinasto dhe Tahiri. Takimi i së mërkurës duket se nuk ka dhënë efekt te drejtuesit e furgonave.

 





Të ngjashme