01:06 21/02/2014Ky është Odise Verbofshi, 32 –vjeçari i dyshuar për vrasjen e dy të rinjve Albert Kasalla e Shaban Babasi. Ai u arrestua teksa po tentonte të kalonte në Greqi, në kodrat e Poloskës, në Korçë.Ishte shpallur në kërkim prej ditës së djeshme kur policia gjeti prova se dy të rinjtë nga fshati Kamberas i Fushë – Krujës ishin ekzekutuar në shtëpinë e tij, në Shkozet. Për disa orë me radhë policia nuk kishte asnjë të dhënë për vendndodhjen e tij. Por Vebofshi është tradhëtuar nga telefoni celular.E kishte ndezur për t’i telefonuar një mikut të tij. I kërkonte që ta ndihmonte me ushqime, pasi po vdiste nga uria. Por nuk e dinte se numri i tij mbahej nën përgjim. Kaq ka mjaftuar dhe policia ka nisur forcat speciale drejt vendndodhjes që tregonte sinjali i telefonit celular.Është arrestuar pa bërë rrezistencë. Në policinë e Korçës nuk është marrë në pyetje dhe as ka bërë ndonjë deklaratë. Ka qëndruar vetëm pak minuta dhe është nisur drejt Durrësit, ku edhe ka dhënë deklaratat e para.Policia thotë se të rinjtë i vrau dhe i dogji për të humbur gjurmët, si pasojë e mosmarrëveshjeve për pazaret e drogës.Një bashkëpunëtor i tij, Gazep Poli, 20 –vjeç, i arrestuar dje nga policia, e ka pranuar këtë version, teksa ka thënë se e ka ndihmuar Verbofshin vetëm për transportimin dhe djegien e trupave në afërsi të Shënavlashit. Në shtëpinë ku u krye krimi, policia gjeti 74 kilogram hashash dhe 2 pistoletat me të cilat është qëlluar ndaj viktimave.