Privatizimi i Albpetrol


Privatizimi i Albpetrol

17:16 21/02/2014 gjiknuriPrivatizimi është rruga e vetme që do ndiqet për kompaninë  shtetërore të naftës Albpetrol. Gjatë analizës vjetore të kësaj kompanie, Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri sqaroi se privatizimi nuk do të përfshijë rezervat nëntokësore, që sipas tij kanë qenë pjesë në procesin e mëparshëm të privatizimit.

Gjatë prezantimit të analizës, dhjetra punonjës  kanë protestuar për largimin sipas tyre të padrejtë nga puna, për shkak të një koncesioni që ka dhënë Albpetrol.

Për këtë, Ministri i ka kërkuar kompanisë Albpetrol rishikimin e  kontratave koncesionare.

Të dhënat e publikuara nëe analizën vjetore të Albpetrol flasin për një rritje prej 31.6% të prodhimit të naftës gjatë vitit të kaluar.





Të ngjashme