Aksident në Marikaj, humb jetën një 56-vjeçar


Aksident në Marikaj, humb jetën një 56-vjeçar

15:01 24/02/2014 aksidenti voreaksident-autostrad1Një aksident me pasojë vdekjen e një 56-vjeçari ndodhi sot në afërsi të fshatit Marikaj, në periferi të Tiranës. Drejtuesi i mjejtit Benc, Bashkim Hoxha gjeti vdekjen gjatë rrugës për në spital ndërsa një pasagjer në makinën e tij ka mbetur i plagosur rëndë.

Policia tha se shkak për aksidentit është bërë goditja që Benci i ka dhënë një makine të tonazhit të lartë, një maune e cila gjendej para tij. Benci ka goditur maunen dhe më pas ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Në polici është shoqëruar drejtuesi i maunes, ndonëse rrethanat e aksidentit e shfajësojnë atë nga përgjegjësia e aksidentit.





Të ngjashme