15:56 25/02/2014Operon prej 1 dekade e gjysmë në treg. Sigal Uniqa Group Austria është një ndër kompanitë e para private të sigurimeve.E nisi punën në 22 shkurt të vitit 1999, menjëherë pas liberalizimit të tregut të sigurimeve në Shqipëri. Për 15 vjet, Sigal ka ruajtur pozicionin si lider në treg si në kohën kur operonin 5 kompani sigurimesh ashtu edhe sot kur ushtrojnë aktivitetin 12 të tilla.Gjatë këtyre viteve ajo arriti të bëhej pjesë e një prej grupeve më të mëdha financiare në Europë, UNIQA Insurance Group, i cili i ka mundësuar një mbështetje të fortë sigurimeve dhe financave në të gjithë rajonin.Sot Uniqa Group Austrai numëron mbi 500 mijë klientë që i kanë besuar sigurimin e jetës, shëndetit dhe pasurisë. Synimi kompanisë që prej themelimit ka qenë ofrimi i një shërbimi cilësor kudo dhe në çdo kohë ndaj për këtë aresye është bërë e mundur një shtrirje e gjerë e agjencive dhe zyrave. Grupi Sigal Unika përbëhet nga 8 kompani dhe renditet si një ndër më të mëdhenjtë në rajon, me zotërim të gati 15% të tregut të sigurimeve në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Në këto 15 vjet Sigal Unika Grup Austria ka marrë mbi 14 vlerësime nga institucione financiare në nivel ndërkombëtar.