Plus, një laborator në urgjencën e Spitalit Ushtarak
Plus, një laborator në urgjencën e Spitalit Ushtarak
Shpërndaje
15:59 25/02/2014Pacientët që do të paraqiten në Urgjencën e Qendrës së Traumës në Spitalin Ushtarak të Tiranës, tashmë mund të diagnostikohen në mënyrë të menjëhershme, gjë që ka munguar më parë. Kjo falë e Laboratorit të Urgjencës, i cili u mundësua nga kompania e telefonisë celulare Plus.Ky investim u përshëndet edhe nga përfaqësuesit e ministrisë së Shëndetësisë që tashmë në këtë qendër spitalore mund të realizohen të gjitha ekzeminimet e nevojshme në laboratorin e urgjencës.Qendra Kombëtare e Traumës përballon një fluks të konsiderueshëm pacientësh numri i të cilëve shkon nga 90 deri në 140 në ditë. Në një vit numrohen 45 mijë paciente të trajtuar nga kjo qendër.