16:05 27/02/2014750 nxënës të kolegjeve turke janë bërë pjesë e konkursit të shkencës dhe inxhinierisë, të organizuar në kolegjin Turgut Ozal. Të organizuar në grupe ata kanë paraqitur 512 projekte, shkencore.Faza e parë ka seleksionuar 256 projekte finalistë, të cilat janë prezantuar para jurisë. Fituesit morën medalje, ari, argjendi dhe bronxi.2 projektet fituese të vendit të parë në shkencë dhe shkenca kompjuterike do ta vazhdojnë më tej ëndrrën e tyre, me prezantimin në konkursin e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara te Amerikës, në muajin maj.Në të njëjtin aktivitet u ndanë edhe çmime për nxënësit fitues në konkursin e artit dhe letërsisë.