16:04 27/02/2014Një sasi prej 215 kg marijuanë është kapur nga policia greke në Filat të Igumenicës. Sasia u sekuestrua vetëm pak kilometra nga kufiri shqiptaro-grek.Policia greke ndaloi një furgon që vinte nga kufiri i gjelbër në tentativë për të hyrë në brendësi të territorit grek. Sasia e marjuanës së sekuestruar ishte ndarë në 194 pako.Në pranga u vu drejtuesi i mjetit, Emiliano Stefani, 44-vjeç lindur në Sarandë e banues në Athinë. Ai dyshohet për bashkëpunim me një grup trafikantësh nga Saranda.Policia ka zbuluar se droga ka kaluar me mushka nga fshati Vërvë i Sarandës dhe më pas është ngarkuar në furgonin që do ta çonte në Athinë.Shifrat e trafikut të drogës, flasin për një rekord si asnjëherë më parë, ku vetëm në Igumenicë e Prevezë janë sekuestruar që nga fillimi i vitit, plot 2.8 ton drogë.