Drejtuesit e furgonëve të Enjten në protestë


Drejtuesit e furgonëve të Enjten në protestë

13:48 03/03/2014 KalajaDrejtuesit e furgonëve 8+1 janë të vendosur për të vazhduar protestën kundër urdhërit të qeverisë për përjashtimin e tyre nga transporti ndërqytetas dhe kthimin pa pasagjerë kur ata dalin jashtë rrethit.

Kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura, Gezim Kalaja tha se protesta e radhës do të mbahet para dyerve të parlamentit, në ditën kur kuvendi do të mblidhet në seancë plenare.

Kalaja shtoi se qeveria përpiqet  të justifikojë qëndrimin e saj duke e quajtur grevën e drejtuesve të furgonëve si politike, pretendim që sipas tij vjen në mungesë të një arsyetimi nga ekzekutivi. Kreu i Bashkimit të Sindikatave dënoi ashpër dhunën e përdorur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në protestën e pak ditëve më parë, duke thënë se veprimet e policisë ishin të jashtëligjshme.

Tv Klan

 





Të ngjashme