Tiranë, viktima e dytë nga AH1N1


Tiranë, viktima e dytë nga AH1N1

15:43 03/03/2014 spitaliKonfirmohet viktima e dytë e shënuar nga gripi i derrit. Behët fjalë për një pacient 86 vjec i cili ka ndërruar jetë ditën e Shtunë në shërbimin infektiv të qendrës spitalor euniversitare Nënë Tereza. Sipas raportit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë pacienti manifestoi suficience kardio-cirkulatore dhe sindromë të rëndë respiratore.

Nurmi i të prekurve nga gripi i derrit ka ardhur në rritje gjatë fundjavës, duke shënuar 5 raste te reja.

Instituti i Shëndetit Publik ka analizuar deri më tani 486 mostra të dyshuara, 36 prej të cilave kanë rezultuar positive për gripin sezonal  dhe 41 janë të prekurit me gripin e derrit deri më tani.

Mjekët infeksionist bëjnë apel për kujdes pasi karakteristike e këtij virusi është agresiviteti dhe shpejtësia e përparimit të sëmundjes.

Format e rënda të këtij visrusi, sipas specialistëve shfaqen tek grupet në risk.

Përdorimi preparative antivirale tek të gjithë personat e riskuar, është një masë mbrojtëse efikase sipas mjekëve.

Nga raportimet e Ministrisë së Shëndetësisë deri më sot janë shpërndarë në të gjithë spitalet rajonale dhe universitare në vend 15,600 tableta tamiflu, ndërsa ka ende gjendje në Institutin e Shëndetit Publik mbi 70 mijë tablet.

 





Të ngjashme