Fushë-Krujë, Prokuroria e Krimeve të Rënda heton sulmin me tritol


Fushë-Krujë, Prokuroria e Krimeve të Rënda heton sulmin me tritol

16:48 04/03/2014 fushe krujeSulmin me tritol ndaj komisariatit të policisë së Fushë – Krujës, të ndodhur mbrëmjen e shkuar, do ta hetojë prokuroria e krimeve të rënda.

Burime nga prokuroria kanë deklaruar se po hetohet në disa pista.

Nga shpërthimi nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale në dy makina të parkuara në oborrin e komisariatit.

Ky është rasti i dytë i sulmeve me tritol në këtë komisariat.

Sulmi i parë daton 20 Janarin e këtij viti.





Të ngjashme