15:09 30/12/2013Vetëm 9 përqind e bizneseve në të gjithë vendin kanë punësuar afro 50 përqind të totalit në të gjitha ndërrmarrjet e vendit. Shifrat janë publikuar nga Instituti i Statistikave, në anketën e fundit të strukturës së ndërrmarrjeve ekonomike.Sipas të dhënave të INSTAT, në të gjithë vendin janë të rregjistruar 12,607 ndërrmarrje ku janë të punësuar 121 mijë persona, por vetëm në 1600 prej tyre kanë të punësuar 136 mijë qytetarë, afro 47 përqind e numrit total prej 295 mijë të punësuarish.Ndërrmarrjet që kanë të punësuar 1 deri në 4 persona, që janë kryesisht biznese të vogla zenë 70 përqind të totalit të ndërrmarrjeve por të punësuara në to janë afro 73 mijë.Në bazë të anketës, rezulton se numri i të punësuarve në të gjitha ndërrmarrjet gjatë vitit 2012 është rritur me 5.4 përqind krahasuar me një vit më parë.Pothuajse të njëjtat shifra jepen edhe në xhiron që realizojnë bizneset.Afro 1600 mijë ndërrmarrje qarkullojnë 75 përqind të totalit të xhiros.Sipas INSTAT, gati 85 përqind e ndërrmarrjeve në vend janë biznese shërbimi dhe vetëm 15 përqind i përkasin sektorit të prodhimit. Gati gjysma e këtyre bizneseve operojnë në sektorin e tregtisë.