JO VETEM MODE – EMISIONI 16 (SEZONI 4)
Të jesh një diplomat, do të thotë të jesh njëherësh një Odise që pjesë të pelegrinazhit të ke njëherësh popuj dhe kultura të ndryshme. I tillë është ambasadori grek në Shqipëri Leonidas Rokanas. Në një intervistë eksluzive, ambasadori Rokanas sëbashku me bashkëshorten e tij Eleni na rrëfejnë eksperiencën e tyre jetësore në vende të ndryshme, nëpërmjet të cilës ata ndihen qytetarë të secilës kulturë që kanë jetuar, ashtu siç ndihen dhe në vendin tonë.
Network është butiku më i ri i hapur në TEG, tashmë jo vëtëm një butik më shumë në vendin tonë, por një gamë e re veshjesh për secilin prej nesh, që kërkon të bëjë të tijën veshjen që i shkon përshtat personalitetit apo punës së tij. Në butikun Network secila prej veshjeve flet me një gjuhë klasike dhe plot elegancë.