Durrës, terminali i kontenierëve rrit volumin e punës


Durrës, terminali i kontenierëve rrit volumin e punës

16:00 10/03/2014 terminal_DurreNë terminalin e përpunimit të konteinerëve në Portin e Durrësit, volumi i punës është rritur me 30%, krahasuar me një vit më parë. “Durrës Container Terminal” është kompania që menaxhon terminalin e vetëm të konteinerëve në vend. Suksesi lidhet me zvogëlimin e kohës së qëndrimit te anijeve në port. Kompania falë teknologjisë që po përdor ka rritur volumin dhe cilësine e punës. Por investimet nuk kanë përfunduar me kaq.

Por kompania ka hasur edhe në pengesa. Ajo më kryesorja është hapesira e ngushtë e terminalit, gjë që e pengon operatorin që të punojë në mënyrë intensive. Ky problem, sipas kompanisë, mund të zgjidhet vetëm nga Pronari i Truallit ose Qeveria. Ky terminal kyç është i rëndësishëm jo vetëm për ekonominë e Shqipërisë, por edhe për Kosovën, Maqedoninë, si dhe Serbinë që lidhet me anë të autostradës së re që kalon nga Kosova, si një nga arteriet kryesore midis Durrësit dhe Lumit Danub.





Të ngjashme