13:52 11/03/2014Policia e Durrësit arrestoi sot një të kërkuar nga autoritetet amerikane të akuzuar për trafik droge. I ndaluari është 37-vjeçari Armand Mara, i njohur ndryshe dhe si Goni Brraka.Sipas policisë, ky person kërkohej nga FBI akuzohet si pjesë e një organizate kriminale e përfshirë në trafikimin e sasive të konsiderueshme të kokainës nga Kalifornia në Boston.Sipas autoriteteve amerikane kjo organizatë ka trafikuar mbi 50 kg kokainë nga në vitet 2010-2012 dhe Armand Mara ishte ndër personat kyç në këtë veprimtari kriminale.Urdhër-arresti ndaj këtij personi ishte lëshuar që në 15 nëntor 2012 nga Gjykata e Distriktit të Masaçusets në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.