“Guidë për lëndën e Letërsisë” nga Desara Malltezi
Një guidë për lëndën e letërsisë. Kështu e ka titulluar, Desara librin e saj të parë, të cilin e shkruajti për t’u ardhur në ndihmë të gjithë maturantëve. Përvoja e viteve të gjimnazit e shtyu të përmbledhë në një botim shënimet e marra për 29 autorë të letërsisë.
Desara Malltezi, mbesa e ish-kryeministrit Berisha tashmë vazhdon studimet universitare, por ka një mesazh për gjimnazistët.
Një libër i vlefshëm për të gjithë ata maturantë që synojnë të vazhdojnë studimet e larta, por dhe një guidë që i shtohet stendave univesitare.
Me gjyshin e saj, veç të tjerash e bashkon edhe pasioni për librat.
Ky është libri i parë i Desara Malltezit, që do të pasohet edhe nga të tjera botime.