Sot masa e sigurisë për 4 të arrestuarit e tjerë për terrorizëm
Sot masa e sigurisë për 4 të arrestuarit e tjerë për terrorizëm
Shpërndaje
12:49 13/03/2014Sot do të jepet masa e sigurisë për katër të arrestuarit e tjerë që akuzohen për terrorizëm. Gjykata e Krimeve të Rënda po vendos për Astrit Tola, Verdi Morava, Orion Reçi dhe Edmond Balla. Seancat po zhvillohen të ndara. Mësohet se në seancën e pare sot është lënë në burg Astrit Tola dhe Edmond Balla. Pritet masa e sigurisë edhe për dy anëtarët e tjerë të celulës.Ndërsa dje po në Gjykatën e Krimeve të Rënda u dha masa e sigurisë edhe për katër anëtarë të tjerë të kësaj organizate terroriste. Ata nuk kanë pranuar avokatë pasi kanë pretenduar se mbrohen nga zotiDje në seancën me dyer të mbyllura u dha masa e sigurisë arrest me burg për Genci (Abdurrahim) Ballën, i vetëshpallur Imam i Xhamisë te Unaza e Re dhe Bujar Hysën, i vetëshpallur Imam i Xhamisë së Mëzezit, të dy të paautorizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar. Në burg u lanë edhe të dyshuarit Zeqir Imeri, organizator, si dhe financuesi, Fadil Muslimani (Dervishi)tvklan.al