Miratohet lista e barnave për spitalet


Miratohet lista e barnave për spitalet

16:16 13/03/2014 Beqaj2Ministria e Shëndetësisë ka miratuar listën e barnave që do të blihen për përdorim spitalor gjatë 2014. Ministri Shëndetësisë Ilir Beqaj deklaroi se këtë vit gama e medikamenteve është më e madhe, pasi janë shtuar barna të rinj, ndërsa ëhtë rritur edhe buxheti për laboratorët.

Buxheti që qendra spitalore ka në dispozicion për blerjen e medikamenteve këtë vit është 2,2 miliard lekë nga 1,7 që ishte vitin e shkuar.

Përfundimi i prokurimeve për blerjen e barnave me buxhetin e këtij viti, pritet të përfundojë në muajin maj.





Të ngjashme