10:39 16/03/2014Një 73-vjeçare ka mbetur e asfiksuar në dhomën e saj pas zjarrit që përfshiu banesën . Gjestina Peraj është asfiksuar nga flakët ndërsa sipas policisë rezulton se zjarri është shkaktuar nga një ngrohëse elektrike e ndezur.Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje duke bërë të mundur shuarjen e tij por pa mundur të shpëtojnë jetën e gruas e cila jetonte e vetme në katin e 3 të pallatit.Ndërkohë në Shkodër në një banesë kanë shpërthyer dy bombula gazi. Fatmirësisht mësohet se nga shpërthimi ska të lënduar.