Greqi, pranga trafikantëve të drogës nga Shqipëria
Greqi, pranga trafikantëve të drogës nga Shqipëria
Shpërndaje
19:41 16/03/2014Policia greke ka zbuluar një organizatë kriminale e cila trafikonte drogë nga Shqipëria. Pas nje hetimi disajavor policia lokalizoi një depo në zonën e Korinthtit që shërbente për fshehjen e drogës. Policia tha se arrestoi dy shqiptarë dhe tre shtetas grekë. U sekuestruan 458,4 kg kanabis të ambalazhuara në qindra paketa. Sipas policisë, paketat ishin spërkatur me piper të kuq, me qëllim që të mos diktoheshin nga qentë e antidrogës. Greqia përdorej si pikë tranzitimi dhe droga transportohej për në pjesën tjetër të Europës me furgona frigoriferë, që iu ishte modifikuar karroceria, per te fshehur kanabisin.