16:30 17/03/2014Prokuroria e Krimeve të Rënda ka futur në dosjen hetimore të terrorizmit të gjitha dëshmitë dhe denoncimet e bëra nga qytetarët nëpër media për rekrutimin e të afërmve të tyre për të luftuar në Siri.Kreu i kësaj prokurorie, Eugen Beci, pohoi për Tv Klan se pranë familjeve që dyshojnë se të afërmit e tyre janë dërguar në Siri, kanë shkuar prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore, për të mbledhur prova të tjera.Bëhet fjalë për 5 familje të tilla.Deri me tani asnjë nga 8 të arrestuarit nuk i ka pranuar akuzat për rekrutim të besimtarëve.Madje kryeprokurori Beci thotë se asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, ndonëse sipas tij ka prova që i implikojnë ata në nxitje të terrorizimit apo rekrutim të luftëtarëve për luftën në Siri.