Fushë-Krujë, shpërthim eksplozivi në derën e Bashkisë
Fushë-Krujë, shpërthim eksplozivi në derën e Bashkisë
Shpërndaje
20:14 17/03/2014Një tjetër shpërthim me eksploziv është regjistruar mbremjen e sotme rreth orës 19.40 minuta në qytetin e Fushë -Krujës.Sipas policisë një sasi lënde plasëse është hedhur në derën e Bashkisë së Fushë Krujës, institucion që ndodhet pranë Komisariatit të Policisë.Nga shpërthimi, janë thyer vetëm disa nga xhamat e godinës, ndërsa autorët u larguan me një automjet nga vendngjarja.Policia po merr në pyetje disa dëshmitarë okularë, që ndodheshin në lokalet pranë Bashkisë, për të rënë në gjurmët e autorëve.Për muajin mars, ka patur disa shpërthime me eksploziv në qytetin e Fushë Krujës.