12:23 19/03/2014Policia e Vlorës njoftoi sot arrestimin e 8 personave, të cilët kryenin grabitje të banesave, lokaleve dhe autmojeteve.Tre prej të arrestuarve janë banorë të lagjes 28 Nëntori në Vlorë dhe policia i kapi në flagrancë duke vjedhur një lokal në këtë lagje. Ata dyshohet se kanë kryer mbi 20 vjedhje në Vlorë.Dy persona të tjerë ranë në prangat e policisë pasi një ditë më parë vodhën tubacionet e një kompnaie nafte.Policia arrestoi edhe tre shtetas që kryenin vjedhje banesash dhe automjetesh në Vlorë e Himarë. Të gjithë të arrestuarit mesohët se kanë pranuar autorësinë e grabitjeve.