Gjykata lë të lirë djalin e Artur Kurtit, mbetet në burg Leonard Ristani
Në kushte të rënda psikologjike dhe gjatë gjithë kohës i përlotur është paraqitur para Gjykatës për Krimet e Rënda, Jurgen Kurti, i përfshirë në konflikin e të hënës, ku mbeti i vrarë babai i tij, Artur Kurti.
23 – vjeçari ka qënë gjatë gjithë kohës në shok dhe nuk ka dhënë shumë sqarime para Gjykatës.
Gjykatësja Etleva Deda vendosi ta lërë në ‘arrest shtëpie’, me mbikqyrje elektronike, duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë që kërkoi 20 ditë burg.
Për Leonard Ristanin, kunatin e viktimës, Gjykata caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
Me masën dhe akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare, Ristani u njoh në ambietet e spitalit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
43 – vjeçari mbeti i plagosur me thikë natën e konfliktit.
Nga dëshmitë e dy të arrestuarve, Prokuroria ka mundur të rindërtojë të gjithë ngjarjen dhe të përcaktojë se kush e vrau Artur Kurtin.
Sipas hetimeve, ka qënë Leonard Ristani, ai që i ka marrë thikën nga dora kunatit të tij dhe më pas e ka goditur duke i shkaktuar vdekjen e mënjëhershme.
Kjo është konfirmuar edhe Jurgen Kurti, i cili ka deklaruar se babain e tij e ka lënë të shtrirë në tokë, pasi dërgoi në spital dajën e tij.
Xhevahir Zhabina/Tv Klan