Ja “rruga” që bëri helikopteri Forcave të Armatosura përpara rrëzimit
Ministria e Mbrojtjes ka zbardhur gjithë “rrugën” që ka kryer helikopteri i Forcave të Armatosura, përpara se të rrëzohej, duke i marrë jetën dy pilotëve: kapitenit Floran Deliaj dhe togerit Donald Hoxha.
Sipas MM-së, helikopteri EC 145, me numër anësor 637, është nisur për fluturim në orën 09:10 të mëngjesit të ditës së djeshme me itinerarin, Farkë-Belsh- Gllavë- Tepelenë- Skerficë -Butrint- Ksamil- Sarandë- Llogara- Akerni- Lushnje, e në fund është ulur pa problem në bazën e Farkës.
Më pas helikopteri është nisur nga Farka në orën 12:10 dhe po kryente fluturim stërvitor, sipas planit të fluturimit të bazës ajrore Farkë, në intenerarin Farkë-Tujan-Qafë Murr-Qafë buall-Shupenzë-Peshkopi-Kukës-Qafë Luzhë-Qafë Valbonë-Vermosh-Rapstarje-Koplik-Shkodër-Farkë./tvklan.al