Shqiptarët të parët që janë futur në Britaninë e Madhe me letra false
Shqiptarët mbajnë vendin e parë, sa i përket futjes në Britaninë e Madhe, me dokumente të falsifikuara. Ky është përfundimi i një raporti nga Frontex, Agjensia Europiane e Kufirit. Sipas të dhënave shqiptarët përdorin letra false greke ose italiane për tu futur në Britaninë e Madhe. Më pas vijnë shtetasit e Ukrainës, të cilët përdorin dokumente fale të Polonisë. Renditja vazhdon me sirianët, iranianët dhe kinezët.
Sipas raportit të Frontex, vitin e kaluar është vënë re një rritje prej 70 për qindësh me një vit më parë të numrit të atyre emigrantëve që kanë përdorur dokumente të falsifikuara udhëtimi të vendeve të tjera për të kaluar kufirin.
Britania nuk është pjesë e marrëveshjes së Shengenit dhe për të hyrë në mbretëri duhet vizë. Kith Vaz, kryetari i Komitetit për Punët e Brendshme në Parlamentin britanik, bëri thirrje për vendosjen e pajisjeve të specializuara të cilat do të mund të verifikonin menjëherë dokumentet e identitetit, që do të operonin në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. /
tvklan.al