Shpërthimi i fishekzjarrëve iu merr jetën 100 personave


Shpërthimi i fishekzjarrëve iu merr jetën 100 personave

15:30 10/04/2016

Më shumë se 100 njerëz të vdekur. Është ky bilanci tragjik pas një zjarri që ka rënë në tempullin “Puttingal”, në shtetin indian të Kerala. Zjarri nisi rreth orës 03:30, me orën lokale, pas një shpërthimi në një dyqan fishekzjarrësh, ndërsa mijëra njerëz po përgatiteshin për festimet e vitit të ri, sipas besimit hindu. Një ndërtesë në tempull u shemb nga shpërthimi. Më shumë se 200 të tjerë janë plagosur.

Shumë nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën. Shefi i policisë të Kerala tha se shumë nga viktimat kanë një djegie të shkallës së lartë, sa që për tu indetifikuar duhen bërë testet e ADN-së.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa u ndje deri në një kilometër larg vatrës. Pavarësisht se autoritetet lokale nuk kishin lejuar spektaklin e fishekzjarrëve, administratorët e tempullit kishin nisur përgatitjet./tvklan.al






Të ngjashme