2 kg kokainë në makinë, arrestohet shqiptari në Itali


2 kg kokainë në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

08:39 10/04/2016

Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Milano, ndërsa u kap me 2 kg kokainë në makinë. Shqiptari i arrestuar, sipas mediave italiane, është Artan Gjergji. Makina e tij u ndalua rastësisht nga policia në një rrugë në periferi të Casorate. Para policëve italianë, 45-vjeçari shqiptar shfaqi shenja nervozizmi, gjë që shtyu ata të bënin një kontroll të imtësishëm të automjetit.

Lënda narkotike ishte e fshehur në bagazhin e automjetit. Nga hetimet e policisë dyshohet se shqiptari ose ishte duke e dorëzuar “mallin” në një vend të caktuar, ose e kishte marrë atë. Megjithatë hetimet vazhdojë për të mësuar prejardhjen dhe destinacionin e drogës./

tvklan.al






Të ngjashme