Pranga dy shqiptarëve në Greqi, u kapën me 23 kg kanabis
Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke në Selanik, pasi janë kapur 23 kg kanabis sativa. Shqiptarët e arrestuar janë njëri 38 vjeç, ndërsa tjetri 26 vjeç. Sektori kundër narkotikëve në Selanik kishte informacione se dy shqiptarët merreshin me trafik droge.
Pas kontrollit në banesat e tyre, janë sekuestruar 42 pako me një peshë totale 23 kg. Gjithashtu janë gjetur edhe 3.110 euro, që sipas policisë helene janë para droge, si dhe nëntë telefona celularë e një makinë private. Hetimet e policisë greke gjithashtu kanë treguar se lënga narkotike kishte si burim Shqipërinë. /
tvklan.al
Burimi: ΑΠΕ-ΜΠΕ