Korrupsioni, mbyllen hetimet për zyrtarin e Bashkisë së Korçës


Korrupsioni, mbyllen hetimet për zyrtarin e Bashkisë së Korçës

14:25 10/04/2016

Prokuroria e Korçës ka dërguar për gjykim përgjegjësin e Zyrës së Strehimit në Bashkinë e qytetit, Vasillaq Thimo, i akuzuar për korrupsion, si edhe shtetasen Diana Kuqidhis. Zyrtari i Bashkisë Korçë akuzohet se i ka marrë shumën 200 mijë lekë shtetases Kuqidhis, me qëllim që t’i siguronte asaj të drejtën e strehimit. Nga hetimet ka rezultuar se pasi Diana ka pritur për një kohë të gjatë dhe nuk ka marrë të drejtën e strehimit, i ka kërkuar zyrtarit që t’i kthente shumën e parave.

Vasillaq Thimo i gjendur nën presion nga njerëzit e Dianës, ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj saj, me pretendimin se po i ushtronte presion për t’i marrë në mënyrë të padrejtë para.  Hetimi ndaj të pandehurit Thimo u zhvillua fillimisht nën masën e sigurisë “arrest me burg”, vendosur nga Gjykata e Rrethit Korçë. Ky vendim u ndryshua më pas nga Gjykata e Apelit Korçë, e cila vendosi ndaj tij masën “detyrim për paraqitje”./

tvklan.al






Të ngjashme