Çerekfinalet e kthimit në Champions; Real pret Volfsburgun, Siti përball PSG
Një ndeshje që vlen sa i gjithë sezoni. Reali i Madridit do të zbresë sot në orën 20:45 në “Santiago Bernabeu”, për çerekfinalen e kthimit në Ligën e Kampioneve kundër Volfsburgut. Humbja 2-0 në ndeshjen e vajtjes ia ka bërë shumë të vështirë kualifikimin madrilenëve, por trajneri beson te përmbysja e madhe.
“
Në futboll asgjë nuk është e pamundur. Gjithçka mund të ndodhë dhe ne do të luajmë për të siguruar kualfikimin. Gjithsesi, për këtë duhet që tifozët të kenë durim deri në fund
”, deklaroi, Zinedin Zidane trajner Real Madrid.
Mbrëmja e sotme në Ligën e Kampioneve sjell një tjetër përballe të madhe. Milionerët e futbollit europian Mançester Siti dhe Paris SG do të kërkojnë një vend në gjysmëfinale. Barazimi 2-2 në ndeshjen e parë, favorizon anglezët, por trajneri Manuel Pelegrini nuk do t’I lerë asgjë rastësisë.
“
Në këto nivele nuk ka skuadra të favorizuara. Barazimi në ndeshjen e parë ishte një rezultat I mirë, por asgjë nuk është mbyllur deri sa të fitojmë këtë sfidë
”, deklaroi Manuel Pelegrini, trajner Mançester Siti. Për të siguruar gjysmëfinalet parizenët do të mbështeten sërish ne Zlatan Ibrahimoviç që pritet të luajë krah Kavanit nga minuta e parë.
Endrit Sauku TV KLAN