15:52 24/03/2014Bllokohet prej 3 vjetësh formimi i mjekëve specialistë. Mungesa e vendimit të qeverisë për miratimin e kuotave për specializantë është një shqetësim jo vetëm për studentët por edhe për sistemin shëndetësor në tërësi. Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Bajram Hysa shprehet se aktualisht janë drejtë përfunimit të procesit 340 specializantë e nëse nuk miratohen kuotat e reja, në shtator Qendra Spitalore Universitare do të mbetet bosh.Mungesa e specializantëve, sipas dekanit të mjekësisë do të ndikojë drejtpërsëdrejti edhe në cilësinë e shërbimit në spitalin terciar.Bllokimi i procesit të specializmimeve, ka sjellë probleme dhe mangësi të stafit mjekësor edhe në poliklinika dhe veçanërisht në spitalet e rretheve.