Manaj fiton Kupën e Italisë për të rinj, shënoi kundër Juventus
Rei Manaj fitoi mbrëmë Kupën e Italisë për të rinj. Sulmuesi i Kombëtares luajti në finalen e dytë me Juventus, që u fitua me përmbysje me rezultatin 2 – 1. Revanshi i zikaltërve që e kishin fituar takimin e parë në Torino me rezultatin 1 – 0 nisi pikërisht nga këmbët e Manajt.
19-vjeçari i cili është pjesë e ekipit të parë realizoi një gol të jashtëzakonshëm duke barazuar rezultatin. Rei Manaj shmangu disa lojtarë kundërshtarë dhe më pas dërgoi topin në portë. Ky gol solli ndryshoi gjithçka dhe Zanota realizoi edhe golin e fitores. Rei Manaj ishte një rrezik i vazhdueshëm për portën e Juventus me raste të tjera shënimi. Inter nuk fitonte Kupën e Italisë për të rinj prej 10 vitesh.
Endrit Sauku TV KLAN