Video/ 233 viktima nga tërmeti në Ekuador
Ka shkuar në 233 të vdekur bilanci i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Ekuadorin.
Lajmin e trishtë e dha vetë Presidenti i vendit Rafael Correa, përmes një postimi në rrjetet sociale. Në momentet e para pas ngjarjes, zyrtarët vendas njoftuan për rreth 588 të plagosur.
Tronditja e tokës me një manjitudë 7.8 e shkallës Rihter, ndodhi të shtunën në orën 18:58 me orën lokale, në një zonë bregdetare rreth 170 km nga kryeqyteti Quito.
Autoritetet ekuadoriane përjashtuan rrezikun e ndonjë Cunami dhe u kërkuan njerëzve të ruajnë qetësinë e të qëndrojnë të bashkuar përballë kësaj fatkeqësie. Mediat vendase shfaqën pamjet e një ure të shkatëruar, edhe të disa ndërtesave të shembuara, duke zënë me dhjetëra persona nën rrënoja.
Ky është tërmeti më i fuqishëm që godet Ekuadorin që prej vitit 1979.
Tv Klan