Skeletet e një femre dhe një mashkulli gjenden në një pyll të Tropojës
Dy persona janë gjetur të vdekur në Tropojë. Trupat e paidentifikuar të një mashkulli dhe një femre janë gjetur në vendin e quajtur “Roga e Kermes”, fshati Mejdan, rreth 100 m larg rrugës nacionale.
Zona është e pyllëzuar dhe e frekuentuar për pushim, ndërsa dy kufoma janë të veshura me rroba sportive. Nga veprimet hetimore të deritanishme, rezulton se skeletet dhe rrobat janë të pa dëmtuara me armë zjarri apo mjete të tjera.
Deri tani nuk është bërë e mundur identifikimi i tyre. Provat materiale të sekuestruara në vendngjarje, janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme, prova te cilat do të ndihmojnë në identifikimin e kufomave dhe shkakun e vdekjes./
tvklan.al
Lajmi në përditësim …