Drejtonin makinën të dehur, 11 të arrestuar në Tiranë
11 të arrestuar për drejtim të makinës në gjendje të dehur. Është ky rezultati pas kontrolleve në fundjave nga policia rrugore, që janë zhvilluar në kryeqytet. Efektivët e rrugores ishin vendosur në të gjitha rrugët kryesore dhe dytësore të Tiranës duke përdorur Dragerat dhe Radarin. Një drejtues tjetër është arrestuar pasi ka kundërshtuar punonjësin e policisë.
Gjithashtu 56 leje drejtimi janë pezulluar, nga këto: 25 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qytet; 29 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe në gjendje të dehur; 2 leje drejtimi të pezulluara për kalim të afatit. Nga ana tjetër 64 drejtues janë dërguar për komision, dhe janë marrë 19 masa administrative. /
tvklan.al