Letrat amerikane për emigrantët, Gjykata shqyrton vendimin e Obamës
Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të dëgjojë sot argumentet lidhur me një urdhër qeveritar të presidentit Barack Obama, i cili ka për qëllim mbrojtjen e miliona emigrantëve ilegalë nga depërtimi. Rasti mund të ketë ndikim në politikat amerikane të emigracionit dhe pritet të rindezë debatin e emigracionit në fushatën zgjedhore presidenciale të SHBA-së.
Një Gjykatë e Ulët ka hedhur poshtë këtë urdhër qeveritar, të cilin Obama e nënshkroi në vitin 2014, kur ai tha se Kongresi ka dështuar në kalimin e reformave të nevojshme në sistemin amerikan të emigracionit.
Ky urdhër do të parandalonte depërtimin dhe do të lëshonte leje pune për shumë persona që nuk janë shtetas të SHBA-ve dhe nuk kanë dokumente, fëmijët e të cilëve kanë lindur në tokën amerikane.
Sipas ligjit amerikan, çdo person që ka lindur në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës automatikisht konsiderohet qytetar amerikan. Argumentet pritet të fokusohen në dilemat nëse urdhri i Obamës ka nevojë për aprovimin e Kongresit, nëse programet e zgjeruara nga ky urdhër janë të ligjshme sipas ligjit federal, dhe nëse qeveritë e shteteve amerikane kanë të drejtë ta padisin qeverinë federale për mënyrën se si i zbaton ligjet. /
tvklan.al