Video/ Brenda “fermës” së bebeve që shiteshin për 1000 paund


Video/ Brenda “fermës” së bebeve që shiteshin për 1000 paund

19:14 21/04/2016

Një video e re është botuar nga autoritet indiane, pamjet e të cilës tregojnë ambientet brenda spitalit, që shërbente si “fermë” bebesh të vogla, të cila shiteshin për 1000 paund.

Në video duken dy foshnja të vogla, që ndodhen në një ambientet e veçanta brenda spitalit, në qytetin e Gwalior në  Madhya Pradesh, Indi.

Policët thonë se ky spital prej 30 shtretër, shërbente si një “fermë” për bebe, që shiteshin për skllavëri.

Autoritet vendase, bastisën spitalin pasi zbuluan se disa çifte që nuk mund të kishin fëmijë, kishin “blerë” foshnja në këtë klinikë.

Policia tha hetimet kishin nisur nga një sinjalizim që një çift që kishte dy djem, kishte ndërruar një prej tyre me një vajzë që ndodhej në spital.

Ndërsa Prateek Kumar, nga dega e krimeve i ka thënë për “Times of India”,  se tre fëmijë të tjerë janë i janë shitur çifteve pa fëmijë në qytetet Uttar Pradesh dhe Chhattisgarh.

Fëmijët liheshin në këtë spital, nga nëna që nuk i donin dhe mjekët i bindnin ato që të mos abortonin.

“Nëse një nënë ose prindërit e saj vinin në klinikë duke kërkuar të abortonin, mjekët i bindnin që të çonin deri në fund shtatzëninë dhe më pas i garantonin ato për një lindje normale. Pasi bebet vinin në jetë, stafi i spitalin vendosej në kërkim të familjeve që kërkonin t’i blinin.”, ka thënë një nga hetuesit.

Aktualisht janë arrestuar drejtori dhe menaxheri e spitalit, si dhe disa nga çifte që kanë blerë fëmijë, ndërsa policia indiane është në kërkim të famileve të tjera, që mund të kenë marrë fëmijë në këtë spital./tvklan.al






Të ngjashme