FBI shpenzoi mbi 1 milion dollarë për zhbllokimin e iPhone
FBI amerikane ka shpenzuar mbi 1 milion dollarë për zhbllokimin e iPhone-it të vrasësit të San Bernardinos, Syed Farook.
Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i agjensisë amerikane, James Comey.
I pyetur për vlerën që është shpenzuar për arritjen e hapjes së telefonit, Comey ka thënë: “Është shpenzuar shumë, më shumë se sa kam fituar që kur jam bërë drejtor, një vend që e mbaj për 7 vite e 4 muaj”
Sipas llogaritjeve rroga vjetor e drejtuesit të FBI është 181.500 dollarë, kështu zhbllokimi i iPhone, ka kushtuar përreth 1.331.000 dollarë.
Çështja e çkodimit, e cila pati një impakt shumë të madh, kjo në sajë dhe të çështjes gjyqësore të qeverisë dhe Apple, sipas Comey, “ka stimuluar një treg, i cili nuk ekzistonte më parë”
Gjatë këtij muaji, Comey zbuloi se FBI kishte blerë “një mjet” nga një kompani private. Ky i fundit, kishte bërë të mundur hapjen e telefonit për 30 minuta.
Duke pranuar se FBI mund të kishte nevojë në të ardhme për teknika që të thyejnë kodet në celular, Comey ka thënë se “kjo i përket të ardhmes së punës sonë, që do shikohet në muaj dhe të vitet të vijim”
Gjithashtu ai ka theksuar se FBI po përpiqet që të gjejë zgjidhje, që të mos pëfshijë thyerjen e kodeve nëpërmjet hacker-imit, që do të kërkonte një sasi të madhe parash.
Farook dhe gruaja e tij, Tashfeen Malik, vranë rreth 14 persona në Dhjetor. Çifti, që ishte përkrahës i ISIS, u qëllua më pas për vdekje nga policia./tvklan.al