Qeni “udhëton” 12 ditë për të takuar ish-pronarin
Qentë janë “shoku” më i mirë dhe më besnik i njeriut. E më së miri këtë e tregon historia në vazhdim... Homeward Bound e kishte dërguar qenin e tij “Pero” në një fermë të re, në Cockermouth, Cumbria.
Kështu qeni 4-vjeçar jetonte në fermën e Alan James, që nga muaji mars. Homeward Bound e kishte falur pas kishte disa qenë në fermën e tij dhe kishte dëgjuar se Alan James po kërkonte një, për të ruajtur bagëtinë. Megjithëse kaloi më shumë se një muaj që e kishte falur, një ditë kur u zgjua në mëngjes (para dy ditësh) Homeward Bound pa qenin “Pero” para shtëpisë. Ai kishte udhëtuar për 12 ditë duke bërë rreth 240 milje për ta takuar. /tvklan.al