Rritet me 22 % defiçiti tregtar në Mars
Defiçiti tregtar u rrit për të tretin muaj radhazi duke arritur në 27 miliardë lekë në muajin Mars, me një rritje prej 22%, krahasuar me Marsin e vitit të kaluar. Kjo për shkak të rënies së shkëmbimeve tregtare me vendet e rajonit dhe dy nga partnerët kryesorë të Shqipërisë, Italinë dhe Kinën.
Instituti i Statistikave, vëren se vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kosova, me 32,1 %, Maqedonia me 19,8 % dhe Kina me 37,1 %, ndërsa importet shënuan rënie me Italinë 1,8 %, me Kinën 7,8 % dhe Serbinë me 5,1 %.
Ndikimin më të madh në rënien e eksportëve e kanë dhënë grupet minerale, lëndë djegëse, energji elektrike me minus 10,6 % dhe grupi materiale ndërtimi dhe metale, me një rënie prej 8.4%.
Gjatë kësaj periudhe, Shqipëria ka eksportuar më pak edhe makineri, paisje dhe pjesë këmbimi.
Rritje të importeve u shënua kryesisht nga grupet tekstile dhe këpucë dhe materiale ndërtimi dhe metale.
Tv Klan