Presidenti takohet me shqiptarët e Brukselit
Vizitën dy ditore në Bruksel, presidenti i Republikës Bujar Nishani, e mbylli me një pritje me përfaqësuesit e shoqatave shqiptare dhe personalitete te botës së biznesit dhe kulturës në Belgjikë. Në fjalën e tij kreu i shtetit tha se, shqiptarët kanë qenë gjithnjë të orjentuar nga Europa dhe shqiptarët e diasporës janë pjësë e rëndësishme e elitës shqiptare.
Bujar Nishani, President i Republikës së Shqipërisë:
“Shqipëria sot është një vend kandidat për në BE. Si President i Republikes kam konfirmuar dhe konfirmoj identitetin e hershëm europian të shqiptarëve. Por padyshim që vështërisë tona kanë qenë të shumta, ndaj dhe ende sot ne kemi shumë punë për të bërë, për të qenë përfundimisht anëtar me të drejta të plota të familjes europiane.
Kreu i shtetit vlerësoi rolin e shqiptarëve në rajon, si një faktor paqeje dhe stabiliteti.
Bujar Nishani, President i Republikës së Shqipërisë:
“Jemi faktori kryesor në rajonin ku jetojmë dhe si të tillë garantojmë gjithmonë paqen dhe stabilitetin dhe dëshirën për të ndërtuar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me të gjithë”
Presidenti i ftoi shqiptarët e disaportës të jenë më aktiv në zhvillimet në vend duke premtuar mbështetje për shqetësimet e tyre.
Tv Klan