Mediu kërkon unifikimin e së djathtës
Shpresën për një fitoren mbi maxhorancën aktuale në zgjedhjet e ardhshme, kryerepublikani Fatmir Mediu e sheh te unifikimi i qëndrimeve të partive opozitare dhe jo të varur tek një përcarje e mundshme mes Ramës me Metën.
Në takimin që zhvilloi me strukturat e Partisë Republikane të Shkodrës Mediu shtroi si një prioritet të opozitës garantimin e zgjedhjeve të lira përmes një reforme zgjedhore që do të sanksionojë kandidimin me lista të hapura, votimin dhe numerim elektronik.
Tv Klan