Foto/Vritet me dy plumba një i ri në Tiranë
Një i ri është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20 minuta, pranë zonës së stadiumit “Selman Stermasi”.
Elton Çiço ishte ulur tek lokal “De Niro”, kur u qëllua me dy plumba. Sipas dëshmitarëve autori ka qëlluar me pistoletë, ndërsa ishte i maskuar me kapele.
Ai është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të mundshme që çuan edhe në këtë ngjarje të rëndë. /tvklan.al