09:23 28/03/2014Ilia Kareli, shqiptari i cili vrau para dy ditësh gardianin e burgut në Malandrino është gjetur i vrarë në qelinë e tij.Lajmi bëhët i ditur nga mediat greke të cilat thonë se ai u gjet i vdekur sot në mëngjes në qelinë e tij nga gardinët e burgut.Nga informacionet e para thuhet se vdekja e shqiptarit ka ardhur për arsye natyrale, por pritet raporti i mjekësisë ligjore.Ai vrau para dy ditësh gardianin e burgut pasi nuk i dha leje për të parë nënën e tij të sëmurë.Kareli ishte i dënuar për grabitje, vrasjen e një çifti në Athinë dhe trafik droge.Edian Gjoni