PD : Marrëveshja me TIA nuk zgjidh problemin e biletave të shtrenjta


PD : Marrëveshja me TIA nuk zgjidh problemin e biletave të shtrenjta

15:42 03/05/2016

Opozita në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ka kundërshtuar mënyrën e arritjes së marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe koncesionarit të Rinasit për liberalizimin e fluturimeve ndërkombëtare, me kushtin e  zgjatjes me dy viteve të operimit të TIA në Shqipëri.

Deputetë të opozitës thonë se nuk u ndërhy në  problemin madhor të qytetarëve, në uljen e çmimit të biletave dhe se në marrëveshjen e arritur nuk janë marrë parasysh interesta e vendit.

Nga ana tjetër përfaqësues të Ministrisë thone se nga kjo marrëveshje shteti del me përfitim. Sipas Transporteve, në këmbim të heqjes se ekskluzivitetit TIA , kishte kërkuar zgjatje të marrëveshjes koncesionare me mbi 15 vite.

Në komisionin e Veprimtarisë, marrëveshja  e arritur me koncesionarin e Rinasit ka kaluar vetëm me votat e mazhorancës, po ashtu edhe tek Komisioni i Ligjeve pasi mungonte opozita. Ndërsa tek Komisioni i Jashtëm marrëveshja ka kaluar me votat e mazhorancës dhe pjesërisht të opozitës.

Erjon Todhe, Tv Klan






Të ngjashme