10:54 28/03/2014Dy makina në pronësi të Kryetarit të Komunës Tërbuf, Astrit Dervishi janë djegur rreth orës 2.00 pas mesnate në Lushnje.Atumjetet njëra e komunës dhe tjetra në pronësi të Dervishit u është vënë flaka nga persona ende të paidentifikuar.Korespondetja e Tv Klan në Lushnje, Anila Sefa thotë se automjetet kanë qenë të parkuara poshtë pallatit ku banon Dervishi. Vetë ky i fundit ka vene re se makinat e tij janë përfshirë nga flakët dhe ka njoftuar mjenjëherë policinë.Kryetari i Komunës Tërbuf, Astrit Dervishi ka deklaruar për Klan se ngjarja është e lidhur me detyrën që ai mban. Deri tani në Komisariat janë shoqëruar disa persona që mund të kënë dijeni për ngjarjen.Astrit Dervishi është zgjdhur tre here në krye të Komunës Tërbuf.Edian Gjoni