Identifikohet peshkatari që u mbyt në Shkumbin
Policia ka identifikuar peshkatarin që humbi jetën aksidentalisht ditën e djeshme, pasi ra nga ura e Lumit Shkumbin.
Ai është 73 – vjeçari Niko Medelka, banues në Elbasan.
Për identifikimin e tij, gjatë ditës së djeshme policia shpërndau disa të dhëna të viktimës, duke kërkuar ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tij. /tvklan.al