Korrupsioni, Gjykata e Lartë liron ish-drejtorin e Tatimeve
Gjykata e Lartë e ka lënë të lirë ish-drejtorin e Tatimeve të Tiranës, Androkli Kokthi. Ndaj tij Apeli kishte lënë në fuqi masën arrest shtëpie. Konkretisht, Kokthi akuzohet se në 16 raste u ka kthyer mallrat e sekuestruara bizneseve, në këmbim të parave. Gjykata e Lartë vendosi që ish-zyrtari të hetohet në gjendje të lire.
Hetimi ndaj tij nisi pasi agjentët e antikrimit ekonomiko-financiar në Policinë e Tiranës morën informacione nga vetë inspektorët se, në disa raste drejtori i tyre u kthente mallin e bllokuar bizneseve që ata procedonin për shkak se fshihnin detyrimet tatimore. Sipas hetimeve 40 milionë lekë ishte vlera e këtij malli./
tvklan.al